spot_img
HomeLajmeMbi 29 mijë aplikime nga mërgata për votim, KQZ...

Mbi 29 mijë aplikime nga mërgata për votim, KQZ njofton për mbi 15 mijë të aprovuara

spot_img

Vazhdon edhe më tej aplikimi për regjistrimin e votuesve nga mërgata.

Të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve flasin se deri më tani janë pranuar rreth 29 mijë kërkesa për regjistrim, nga të cilat, mbi 15 mijë tashmë janë aprovuar.

Mbi 1 mijë e 600 kërkesa janë refuzuar, ndërsa rreth 12 mijë janë në proces të pritjes për shqyrtim.

Nga 15.227 aplikime të aprovuara, 3809 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 405 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ në Kosovë dhe mbi 11 mijë janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim jashtë Kosovës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img