spot_img
HomeLajmeKurti thotë se VV synon rritje të madhe elektorale...

Kurti thotë se VV synon rritje të madhe elektorale në zgjedhje, deri në 60%

spot_img

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur në mbledhjen e partisë pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij, duke theksuar synimin për rritje më të madhe të partisë në zgjedhjet e ardhshme dhe pritjet për rezultate më të larta elektorale, duke përmendur mundësinë e arritjes deri në 60%.

“Shkurt-dhjetor u rritëm prej 10 %, nëse rritemi kaq deri në qershor, do të mund t’i prekim edhe 60 %. Nëse punojmë ashtu siç dimë, me sinqeritet, kjo është e mundur. Sa herë po na bllokojnë, ne po rritemi e ata po marrin përgjigje nga populli”, ka thënë ai.

Në vazhdim të fjalës së tij, Kurti ka folur edhe për situatën politike, duke kritikuar qasjen e opozitës dhe duke e akuzuar atë për bllokimet institucionale.

“Në s’kishim nevojë për zgjedhje të reja kaq shpejt. Mbase dikush, ndonjë strateg që drejton nga hija veprimet opozitare, po mendon që zgjedhjet janë të domosdoshme. Ndoshta janë për dikë, por jo për popullin e shtetin. Kjo po ndodh sepse kemi një opozitë e cila ka kuptuar se nuk mund ta mund popullin, por ka zgjedhur ta bllokojë shtetin. Vullnet i popullit nuk është nen kushtetues, është forcë e historisë që na shpie përpara”, ka theksuar Kurti.

Ai ka folur edhe për orientimin e Kosovës drejt Evropës, duke e cilësuar atë si vlerë të brendshme të shoqërisë dhe shtetit.

“Evropa për Kosovën nuk është stacion i thjeshtë, por vlerë që e mbajmë brenda nesh”, deklaroi Kurti, duke shtuar se Qeveria po ndërton institucione të bazuara në drejtësi, dinjitet dhe luftë kundër krimit e korrupsionit”, ka deklaruar Kurti.

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër mes tjerash ka folur edhe për përgjegjësinë politike dhe mbështetjen qytetare, duke theksuar vendosmërinë për të vazhduar rrugën politike të partisë.

“Është nder dhe përgjegjësi e madhe. Është detyrim historik ky që kam ndaj jush. Është detyrim që e kemi ndaj kombit shqiptar dhe Republikës sonë. Këtë detyrë do ta përmbushim e s’do të na ndalë askush. Sytë i kemi te përparimi i kombit tonë. Pa mbështetjen e juaj masive, nuk do të mundeshim të kapërcenim vështirësitë shoqërore e historike që na janë paraqitur në të kaluarën. Me mbështetjen tuaj, do ta kalojmë çdo pengesë, përfshirë edhe këto sfida absurde që po na paraqiten tash. Jemi në një tjetër fushatë, në një tjetër ballafaqim me të kaluarën, që nuk do të vdesë kurrë pa u përpjekur edhe një herë të na e marrë frymë. Jemi këtu të pathyer, me duar të pastra e ballëhapur”, ka deklaruar Kurti gjatë fjalimit në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img