Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri në ora 09:00 ka pranuar 21,378 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 9,149, ndërsa 1,037 të tjera janë refuzuar dhe 11,187 janë në pritje për shqyrtim.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj 2026. Në bazë të të dhënave, deri më tani (e premte, 8 maj 2026, ora 09:00), përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar 21,378 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 9,149, ndërsa 1,037 të tjera janë refuzuar dhe 11,187 janë në pritje për shqyrtim”.
“Nga 9,149 aplikime të aprovuara, 2,284 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 239 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 6,626 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës”, ka thënë Elezi.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







