spot_img
HomeLajmeMaqedonci takon Lord Vernon Coaker në Turqi, diskutohet thellimi...

Maqedonci takon Lord Vernon Coaker në Turqi, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në mbrojtje

spot_img

Gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ministri i mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me ministrin e shtetit për Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, Vernon Coaker.

Në këtë takim, Maqedonci ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, duke vlerësuar rolin e saj në procesin shtetformues dhe në forcimin e institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes në vend.

Palët kanë diskutuar gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në zhvillimin e kapaciteteve, trajnimet dhe rritjen e ndërveprueshmërisë ushtarake.

Në këtë kontekst, u vlerësua bashkëpunimi ekzistues në kuadër të misioneve të përbashkëta në Ishujt Falkland dhe Belize, si dhe kontributi në operacionin Interflex.

Të dyja palët kanë ritheksuar përkushtimin për forcimin e mëtejmë të partneritetit mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me synim rritjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img