Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 7 maj 2026 është realizuar ekstradimi nga Kosova në Maqedoninë e Veriut i një shtetasi maqedonas të kërkuar me letërreshtim ndërkombëtar për veprën penale “posedim, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike”.
Sipas policisë, i dyshuari ishte arrestuar në Kosovë në bazë të kërkesës së INTERPOL-it dhe ekstradimi është realizuar në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë të të dy vendeve.
Policia e Kosovës thekson se do të vazhdojë bashkëpunimin ndërkombëtar për parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar dhe kapjen e personave të kërkuar.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







