Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e edicionit 2025-26 në Ligën e Kampionëve.
Bayerni do të presë në “Allianz Arena” skuadrën e PSG-së, në ndeshjen që do ta përcaktojë finalistin e dytë të garës.
Dueli i parë në Francë ishte një triller i vërtetë, me skuadrën franceze që triumfoi me rezultat 5-4.
Rezultat ky që lë të hapur çdo gjë për duelin kthyes që bavarezët e luajnë pranë shikuesve të tyre.
Kujtojmë që finalisti i parë u konfirmua mbrëmë, ku Arsenal eliminoi skuadrën e Atletico Madridit, duke fituar 1-0 në Emirates dhe avancuar në finale me rezultat të përgjithshë 2-1.
Finalja zhvillohet më 30 maj në Budapest.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







