Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.
Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 23 aksidente me të lënduar dhe 42 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2309 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 29 persona, 8 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta







