Nënkryetarja e komunës së Suharekës, Arta Gashi ka folur për lumin e Suharekës, banorët e së cilës shpesh ankohen për kundërmim pas hudhjes së mbeturinave të shumta.
E ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet”, Gashi ka thënë se Drejtoria e Inspeksionit është aktive dhe ndjekë vazhdimisht shkelësit duke i gjobitur.
Tutje, ajo bëri të ditur se tashmë komuna e Suharekës ka fituar një donacion nga KFOR-i, ku do të ndihmojnë në pastrimin e shtratit të lumit.
“Komuna e Suharekës çdo vit pastron lumenjtë, normalisht kur ka sasi më pak të të reshurave, ka sasi më pak të ujit. Fatkeqësisht një pjesë e njerëzve vazhdojnë herë pas here me hedhë mbeturina në lumë. Drejtoria e Inspeksionit është një drejtori aktive e cila vazhdimisht ndjek shkelësit e kësaj pjese të cilët hedhin mbeturina në lumë dhe normalisht ata marrin dënimin e merituar. Përveç kësaj, kryetari ka arritur një marrëveshje me pjesën e KFOR-it të cilët do të ndihmojnë si donacion, në pastrimin e shtratit të lumit dhe në zgjerimin e shtratit të lumit nga Suhareka deri në Mamushë, aty ku normalisht është pronë komunale, kështu që kjo do të fillojë shumë shpejt, është një donacion prej KFOR-it të cilin kemi arrit marrëveshje mes kryetarit dhe KFOR-it”, u shpreh Arta Gashi.
Më poshtë, intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







