spot_img
HomeLajmeSi është bashkëpunimi mes partive në komunën e Suharekës,...

Si është bashkëpunimi mes partive në komunën e Suharekës, a ka gjuhë polarizuese? Flet Arta Gashi

spot_img

Nënkryetarja e komunës së Suharekës, Arta Gashi ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.

Gashi ka folur për çështjet e politikave të pushtetit lokal, ndërsa ka folur edhe për bashkëpunimin me partitë që janë në opozitë.

Gashi tha se Suhareka ka një kulturë të lartë politike dhe që secili ka respekt për secilin.

“Thënë të drejtën, Suhareka ka një kulturë të lartë politike. Realisht për ta lavdëru, jo pse jemi këtu për ta thënë por duke krahasu edhe me takimet që bëjmë me strukturat e qyteteve tjera, me nënkryetarë, asambleistë, drejtorë të qyteteve tjera, disa nga tema që ata i thojnë që ndodhin në qytetet e tyre, në Suharekë nuk ndodhin, sigurisht zgjedhjet fitohen dhe secili vazhdon në programin e vet ata që kanë fitu. Ne kemi një koalicion me PDK-në në Kuvendin e Komunës, në asamblenë komunale, por kemi respekt të jashtëzakonshëm edhe për partitë opozitare që nuk kanë fitu. Ne jemi aty, ata janë aty për të kryer punën e vet dhe ne jemi këtu për të kryer punën tonë, por nuk ka polarizim. Të gjitha debatet, diskutimet, kritikat, këshillat, të gjitha janë në kuadër të punës, por nuk janë diçka personale që neve na ndajnë dhe na polarizojnë në shoqëri, përkundrazi tregohet respekt i jashtëzakonshëm prej secilit për secilin”, u shpreh Gashi.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img