spot_img
HomeLajmeParandalohen tri gara ilegale të shpejtësisë, Policia shqipton gjoba...

Parandalohen tri gara ilegale të shpejtësisë, Policia shqipton gjoba e sekuestron automjete

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia për kontroll të autostradave, javën e fundit ka parandaluar tri gara ilegale të shpejtësisë me automjete.

Sipas njoftimit të Policisë janë shqiptuar 2 gjoba për pjesëmarrje në gara ilegale të shpejtësisë, 1 gjobë për vazhdim të masës mbrojtëse, 1 gjobë për tejkalim të shpejtësisë si dhe 1 gjobë për drejtim të automjetit pa e fituar të drejtën për drejtimin e atij lloji të mjetit.

Gjithashtu gjatë vikendit thuhet se janë sekuestruar përkohësisht 4 automjete të dyshuara për modifikim në sistemin e tërheqjes, të cilat theksohet se do të dërgohen në kontroll teknik të jashtëzakonshëm.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img