Nënkryetarja e Suharekës, Arta Gashi ka folur për punimet që janë duke u bërë të stadiumit të ri të qytetit.
E ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, Gashi ka thënë se punët janë duke vazhdu në terren dhe po bëhet një punë aktive atje.
“Stadiumi i Qytetit është një investim që bëhet prej Qeverisë së Kosovës, normalisht është një investim i madh. Punët janë duke u kry, punët janë duke vazhdu në terren, nuk e di saktë për momentin deri ku kanë mbërri, por kanë pasë dmth, duke u heqë dheu, duke u hapë dhe duke vazhdu proceset tutje, ka qenë punë aktive që është duke u bërë”, deklaroi Gashi.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







