Arta Gashi, nënkryetarja e komunës së Suharekës ka qenë mysafirja e radhës e ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.
Gashi ndërsa ka folur për politikat e pushtetit lokal, është pyetur edhe për kritikat e qytetarëve rreth planeve urbanistike.
Ajo ka treguar nëse këtu ka keqpërdorime dhe se a po e kryen detyrën si duhet Drejtoria e Urbanizmit në këtë komunë.
“Sa i përket kësaj, Suhareka ka kriju një hartë zonale, të cilën e kanë pasë edhe në konsultim publik, e cila është miratu, edhe normalisht në bazë të asaj harte zonale do të respektohet edhe lejet për ndërtimet. Nëse në një hartë zonale shihet diku objekti me qenë 6 kat, ajo nuk është për momentin 10 kat por 6 kat, sepse ashtu është parapra. Drejtoria e Urbanizmit ka bërë një punë të jashtëzakonshme, ka digjitalizu proceset edhe kërkimet për leje, normalisht ata respektojnë edhe pjesën e legjislacionit të lejeve që duhet në ministri për pjesën e ambientit dhe pjesët ku preken, por tash, çka flasin njerëzit..njerëzit do të flasin, por sa i përket pjesës së ligjshmërisë, në pjesën e urbanizmit, Drejtoria e Urbanizmit ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe vazhdon të bëjë”, u shpreh Gashi.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







