spot_img
HomeLajmeHaxhiu takohet me u.d kryesuesen e KGJK-së, diskutojnë për...

Haxhiu takohet me u.d kryesuesen e KGJK-së, diskutojnë për zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor

spot_img

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku.

Haxhiu këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, duke treguar se temë e diskutimit ishin zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional.

Postimi i saj i plotë:

Gjatë takimit me ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, znj. Arjeta Sadiku, diskutuam mbi zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional.

U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img