spot_img
HomeLajmePërzgjedhja e pozitave të caktuara, a ka meritokraci në...

Përzgjedhja e pozitave të caktuara, a ka meritokraci në komunën e Suharekës? Flet Arta Gashi

spot_img

Nënkryetarja e komunës së Suharekës, Arta Gashi ka qenë së fundmi mysafirja e radhës në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline. 

Gashi ka folur për postin e ri të nënkryetarës, ndërsa është pyetur edhe për përzgjedhjen e pozitave në komunë, nëse konkurset bëhen përmes meritokracisë.

“Unë konsideroj që kjo nuk është e pranishme në komunën e Suharekës. Edhe duke qenë grua, kur është zgjedhë zonja Mihrije Suka nënkryetare, ka qenë nënkryetarja e parë në krejt Kosovën grua. Kur edhe komunat më të mëdha nuk kanë pasë gra në pozitat e tilla, Suhareka e ka zgjedhë një grua. Edhe pas zonjës Mihrije, kryetari ka vazhdu dhe ka dashtë që pozita e nënkryetarit gjithashtu me u udhëheqë nga një grua. Nuk është çështje e militantizmit, është çështje e ofertave kur bëhen edhe në bazë të meritokracisë. Unë nuk e shoh këtë vetëm te vetja, e shoh edhe te personat e tjerë që kryetari iu ka ofru mundësinë, kështu që vërtet ka të bëjë me njerëz meritorë, të cilët normalisht janë pjesë e partisë, por nuk janë aty vetëm pse janë militantë politikë, por janë sepse e kanë meritu të jenë në pozitat e tyre”, u shpreh Gashi.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img