spot_img
HomeLajmePDK, LDK dhe AAK pajtohen për 7 qershorin si...

PDK, LDK dhe AAK pajtohen për 7 qershorin si datë të zgjedhjeve

spot_img

Pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, përfaqësuesit e partive politike kanë bërë të ditura qëndrimet e tyre lidhur me datën e zgjedhjeve të reja.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se PDK është e gatshme për të dyja datat dhe se nuk ka pasur ndonjë propozim specifik.

Jehona Lushaku-Sadriu nga LDK-ja deklaroi se kjo parti ka propozuar 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Ndërkohë, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka bërë të ditur se shumica e partive politike janë pajtuar për datën 7 qershor.

“Shumica e partive propozuan 7 qershorin dhe ne u pajtuam”, ka deklaruar Gjini.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img