spot_img
HomeLajmeFalsifikoi vulat e komunës dhe premtoi banesa sociale për...

Falsifikoi vulat e komunës dhe premtoi banesa sociale për 800 euro, arrestohet i dyshuari për mashtrim në Pejë

spot_img

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”, pas një rasti të raportuar më 27 prill në stacionin policor në Pejë.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari kishte falsifikuar emblemat, nënshkrimet dhe vulat e Komunës së Pejës, duke kontaktuar qytetarë dhe duke u premtuar banesa sociale nga komuna.

Për këtë shërbim të pretenduar, ai dyshohet se kishte kërkuar shumën prej 800 eurosh, me arsyetimin e nisjes së procedurave për përfitimin e banesës.

Hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprime intensive për zbardhjen e rastit dhe më 29 prill 2026 kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img