spot_img
HomeLajmeDështon zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së pas dy raundeve,...

Dështon zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së pas dy raundeve, konkursi do të rishpallet pas 15 ditëve

spot_img

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), nuk ka arritur të zgjedhë kryesuesin e ri as pas dy raundeve të votimit, ku dy kandidatët kanë dalë me vota barabartë.

Në raundin e parë të votimit, Rrustem Thaqi dhe Besnik Bislimaj kanë marrë nga 5 vota secili, ndërsa një votë ka qenë e pavlefshme. Meqë asnjëri kandidat nuk ka siguruar shumicën e nevojshme, procesi ka vazhduar me raundin e dytë.

Edhe në raundin e dytë të votimit rezultati ka mbetur i njëjtë, me 5 vota për Rrustem Thaqin, 5 vota për Besnik Bislimajn dhe një votë të pavlefshme.

Për shkak të këtij barazimi të përsëritur, konkursi për zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së do të rishpallet pas 15 ditësh.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img