Inspektorati Qendror i Punës ka intensifikuar kontrollet në terren, duke vazhduar aksionin inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë Kosovën.
Në raportin 48-orësh të ditës së katërt të këtij aksioni, janë evidentuar një numër i konsiderueshëm inspektimesh dhe masash ndëshkuese, përfshirë ndalime të punimeve në disa zona.
Sipas njoftimit, në përfundim të aksionit, të gjitha subjektet që kanë rezultuar me ndalim të punimeve me automatizëm u procesuan në Gjykatat për kundërvajtje, përkitazi me shkeljet e konstatuara.
Sipas Ministrisë janë bërë 46 inspektime dhe 37 ri-inspektime.
Në 17 vendpunishte u ndaluan punimet, ndërsa në 9 sosh u lejuan. Po ashtu, Inspektorati shqiptoi 20 vërejtje dhe regjistroi 14 raste të eliminimit të parregullsive.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







