Një punëtor ka humbur jetën në vendin e tij të punës në fshatin Gllaviçicë në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi bëri të ditur se viktima është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Spitalit të Pejës.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin”, tha Gashi.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







