spot_img
HomeLajmeNë klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK hiqet plumbi...

Në klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK hiqet plumbi nga mushkëria e 28 vjeçarit

spot_img

Klinika e Kirurgjisë Torakale e QKUK-së ka realizaur një ndërhyrje të suksesshme kirurgjikale, ku një pacient 28-vjeçar është trajtuar me sukses pas një dëmtimi të rëndë që kishte pësuar muaj më parë.

QKUK njofton se një pacient mashkull, i cili prej rreth 10 muajsh mbante një plumb të mbetur në lobin e poshtëm të mushkërisë së majtë, i është larguar.

“Falë përkushtimit dhe profesionalizmit të ekipit mjekësor, trupi i huaj është larguar përmes një ndërhyrjeje moderne dhe minimale invazive. Operacioni është kryer duke përdorur metodën bashkëkohore VATS-Uniportal, e cila mundëson ndërhyrje pa hapje të madhe kirurgjikale, duke reduktuar rrezikun e komplikimeve dhe duke përshpejtuar ndjeshëm procesin e rikuperimit”, thuhet në njoftimin e QKUK-së

Sipas mjekëve, ndërhyrja ka rezultuar plotësisht e suksesshme, duke ruajtur funksionin e mushkërisë dhe duke shmangur çdo ndërlikim të mundshëm.

“Aktualisht, pacienti ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe po vazhdon rikuperimin pas operacionit”, theksohet tutje në njoftim.

Kjo arritje dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor për aplikimin e metodave më të avancuara në trajtimin e pacientëve, si dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në QKUK.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img