spot_img
HomeLajmeHaxhiu mbledh nesër partitë politike për konsultime rreth zgjedhjeve...

Haxhiu mbledh nesër partitë politike për konsultime rreth zgjedhjeve të parakohshme

spot_img

Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, do të takojë nesër në orën 15:00 përfaqësuesit e partive politike në një takim konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, mediat do të kenë mundësi të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa ky konsultim pritet të jetë një hap i rëndësishëm drejt përcaktimit të datës së zgjedhjeve të reja në vend.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img