spot_img
HomeLajmeGoditi shtyllën elektrike derisa po drejtonte motoçikletën, vdes shoferi...

Goditi shtyllën elektrike derisa po drejtonte motoçikletën, vdes shoferi në Gjakovë

spot_img

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës 14:20 në Gjakovë.

Një person derisa po drejtonte motoçikletën, nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe për pasojë është përplasur në shtyllë elektrike të betonit.

Ai ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Gjakovë 28.04.2026-14:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën,  duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rruges, humb kontrollin dhe përplasët në shtyllë elektrike të betonit. Si pasojë i njejti humb jetën në vendin e ngjarjes, vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img