spot_img
HomeLajmeArta Gashi tregon sfidat dhe përgjegjësitë pasi mori pozitën...

Arta Gashi tregon sfidat dhe përgjegjësitë pasi mori pozitën e nënkryetares së Suharekës

spot_img

Arta Gashi, nënkryetarja e komunës së Suharekës ka qenë mysafirja më e fundit në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline. 

Gashi ka folur për sfidat dhe përgjegjësitë pas marrjes së detyrës së nënkryetares së komunës së Suharekës.

“Unë kam marrë pozitën e nënkryetares së Komunës tani pas zgjedhjeve të fundit, kam marrë një pozitë pas një zonje të nderuar Mihrije Suka, e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme për tetë vite me radhë, jam e nderuar me mujt me vazhdu punën e saj dhe me pasë mundësi që standarin që ajo ka lënë unë me e vazhdu, e pse jo edhe me ngritë tutje. Pozita e nënkryetares është një pozitë me peshë, me rëndësi, normalisht është një punë që nuk e kam bërë më herët dhe nuk shkollohesh për ta bërë, është një post ekzekutiv në të cilin t’i do të mësosh duke pa e duke mësu, por përkrahja e kryetarit është e madhe, kemi një bashkëpunim të madh me drejtorët që janë në ekzekutiv dhe normalisht që stafi janë aty për të na ndihmuar për pjesën e operacioneve të përditshme që bëjnë. Kështu që nuk po hasi në vështirësi, përkundrazi po hasi në përkrahje, por normalisht jam duke pa, duke mësu gjana të reja”, u shpreh Gashi.

Më poshtë, intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img