Policia e Kosovës kanë arrestuar të dyshuarin në Gjakovë për vjedhje të rëndë në flagrancë.
Vjedhja ka ndodhur sot në rrugën “Yll Morina”, teksa i dyshuari ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
“Falë reagimit të shpejtë dhe punës operative hetimore, pas një kohe të shkurtër, u arrit të ndalohej i dyshuari në një lokacion tjetër të qytetit. Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar mjetet që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale, së bashku me mjetet monetare të vjedhura”, njofton Policia.
I dyshuari B. K., i cili dyshohet se është i përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve, është intervistuar nga zyrtarët e Sektorit të Hetimeve dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







