spot_img
HomeLajmeAbdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse u kërkua nënshtrim,...

Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse u kërkua nënshtrim, ne zgjodhëm Republikën

spot_img

Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme, pasi Kuvendi i Republikës nuk arriti të zgjedhë presidentin brenda afatit kushtetues, i cili përfundoi në mesnatën e 28 prillit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se situata erdhi si pasojë e qasjes së shumicës në pushtet, e cila sipas tij, me 51% të votave kërkoi nënshtrim politik. Ai theksoi se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk u trajtua me seriozitetin e duhur institucional.

Sipas Abdixhikut, Vjosa Osmani u trajtua nga Lëvizja Vetëvendosje vetëm si numër për sigurimin e kuorumit dhe jo si një figurë që përfaqëson dinjitetin e institucionit të presidentit.

Në një reagim publik, ai theksoi se vendimmarrja përfundimtare i takon qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se zgjedhjet përbëjnë një mundësi për të përcaktuar drejtimin e ardhshëm politik të vendit. Abdixhiku bëri thirrje për bashkim të forcave që, sipas tij, synojnë një Kosovë funksionale, pa tensione politike dhe me institucione të qëndrueshme.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img