Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka njoftuar se sot do të dalë me qëndrim publik para mediave.
Sipas ftesës zyrtare, përfaqësuesit e partisë do të shpalosin qëndrimet e tyre në një deklaratë për media që do të mbahet në hollin e Kuvendit të Kosovës në orën 13:15.
Në njoftim nuk janë dhënë detaje shtesë për temat që do të trajtohen, por deklarata pritet të lidhet me zhvillimet e fundit politike dhe punën e Kuvendit.
Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se përfaqësuesit e saj do të adresojnë gazetarët menjëherë pas fillimit të deklaratës.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







