spot_img
HomeLajmeFSK pret drejtuesit e lartë të NATO-s dhe BE-së,...

FSK pret drejtuesit e lartë të NATO-s dhe BE-së, theksohet bashkëpunimi dhe zhvillimi i kapaciteteve

spot_img

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në vizitë zyrtare Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiralin Giuseppe Cavo Dragone, dhe Kryetarin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, gjeneralin Sean Clancy.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjeneral Jashari i ka uruar mirëseardhje delegacionit dhe i ka njoftuar ata për zhvillimet aktuale brenda forcës, me theks të veçantë në angazhimin e FSK-së në operacione ndërkombëtare.

Në takim është diskutuar për të arriturat e deritashme të FSK-së, si dhe për nevojën e avancimit të bashkëpunimit në aktivitete të përbashkëta me NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img