Shkëmb Manaj, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së dhe aktualisht nënkryetar i Komunës së Prishtinës, ka qenë mysafiri i radhës i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.
Manaj ka folur për çështjen e presidentit, dhe iu është përgjigjur akuzave të partisë në pushtet ndaj opozitës si bllokuese.
“Ne kemi qenë të hapur, ka pasur disa takime të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeminstrit Kurti, dhe LDK e ka ofruar bashkëpunimin që nga fillimi, edhe në zgjedhjet e shkurtit të vitit të kaluar… ne duke marrë parasysh krizën në të cilën ishte vendi, ne kemi dalë në propozim që për një periudhë një-vjeçare ne të themelojmë institucionet duke i përfshirë të gjitha subjektet politike, sepse kishim edhe plot marrëveshje ndërkombëtare që i kërkojnë 2/3-at dhe disa procese të rëndësishme të vendit që të krijojmë të paktën një qeveri 1-vjeçare, që ta tajkalojmë atë krizë dhe të ecim tutje, edhe me themelimin e qeverisë dhe të presidentit, por që atëherë nuk është pranuar nga Lëvizja Vetëvendosje”, ka deklaruar Manaj.
Më poshtë intervista e plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







