spot_img
HomeLajmeArrestohet në Gjilan 21-vjeçari i dënuar 1 vit e...

Arrestohet në Gjilan 21-vjeçari i dënuar 1 vit e 6 muaj burgim për tentim vrasje

spot_img

Një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore është arrestuar sot në Gjilan nga zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë.

Bëhet fjalë për M.A., i lindur në vitin 2005, i cili ishte në kërkim nga Gjykata Themelore në Gjilan, pasi ishte dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim për veprën penale “vrasje në tentativë”.

Arrestimi është realizuar më 28 prill 2026 në kuadër të një plani operativ për zbatimin e urdhëresave gjyqësore.

Pas përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar për vuajtjen e dënimit.

Nga Policia e Kosovës në Gjilan kanë theksuar se mbeten të përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe do të vazhdojnë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që nuk u janë përgjigjur organeve të drejtësisë.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img