spot_img
HomeLajmeShpërthen një bombolë gazi në një lokal në Podujevë,...

Shpërthen një bombolë gazi në një lokal në Podujevë, lëndohen tre persona

spot_img

Një bombolë gazi ka shpërthyer sot në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila ka njoftuar se tre persona kanë pësuar lëndime.

“Sot rreth orës 08:30 , në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor janë angazhuar menjëherë në vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img