Anu Prattipati, e ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka bërë homazhe për personat e zhdukur gjatë luftës në vend.
Në një njoftim të publikuar nga ambasada amerikane në X, theksohet se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur përpjekjet në drejtim të zbardhjes së së vërtetës, vendosjes së drejtësisë dhe arritjes së pajtimit.
“E ngarkuara me punë në detyrë, Anu Prattipati, bëri homazhe për personat e zhdukur të konfliktit në Kosovë. Ambasada e SHBA-së vazhdon të mbështesë përpjekjet drejt së vërtetës, drejtësisë dhe pajtimit. Familjet meritojnë të dinë fatin e të dashurve të tyre”, thuhet në postim.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







