Seanca e jashtëzakonshme plenare e Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot, në ora 17:00 ku do të diskutohet çështja e zgjedhjes së presidentit.
Thirrja e kësaj seance është bërë me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka kërkuar diskutim për këtë çështje në kuadër të obligimeve kushtetuese të Kuvendit.
Në rend dite është paraparë pika e vetme, diskutimi lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







