spot_img
HomeLajmeHamza: Procesi për presidentin manipulues, PDK e konsideron çështje...

Hamza: Procesi për presidentin manipulues, PDK e konsideron çështje të mbyllur

spot_img

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar mënyrën e procedimit për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar si veprim jo serioz dhe me qëllim manipulimi.

Ai deklaroi para mediave se ftesa për votim në Kuvend nuk prodhon rezultat dhe mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve, duke e bërë përgjegjës Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje për këtë situatë.

Hamza theksoi se PDK-ja ka qenë vazhdimisht konstruktive, duke marrë pjesë në takime dhe diskutime, përfshirë edhe në zyrën e kryeministrit, si dhe ka qenë e gatshme për një emër konsensual për presidentin.

Sipas tij, propozimet e PDK-së nuk janë marrë parasysh, ndërsa shtoi se, pas shqyrtimit në Këshillin Drejtues, kjo çështje konsiderohet e mbyllur për partinë.

Ai uroi sukses për zgjedhjen e presidentit, por theksoi se nuk mund të komentojë mbi situata hipotetike, duke shtuar se PDK-ja ruan konsideratë për familjen Jashari.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img