spot_img
HomeLajmeDelegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s viziton Kosovën, Policia...

Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s viziton Kosovën, Policia kufizon përkohësisht trafikun

spot_img

Sot e hënë dhe të martën më 28 prill, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare një delegacion i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Gjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit në vend.

Për të mundësuar qarkullimin e lirë të eskortës sipas itinerarit zyrtar dhe zhvillimin e aktiviteteve të parapara në agjendë, policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet kalimi i eskortës.

Në këto raste, mund të ketë edhe riorientim të trafikut në rrugë alternative.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së vizitës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img