spot_img
HomeLajmeUjësjellësi “Prishtina” paralajmëron masa ndaj konsumatorëve me borxhe

Ujësjellësi “Prishtina” paralajmëron masa ndaj konsumatorëve me borxhe

spot_img

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se të gjithë konsumatorët që kanë obligime të papaguara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit duhet t’i shlyejnë ato në afat sa më të shkurtër.

Sipas njoftimit, ndaj konsumatorëve që nuk i përmbushin obligimet financiare do të merren masa ndëshkuese, përfshirë shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit si dhe inicimin e procedurave përmbarimore.

Kompania bën të ditur se shkyçja mund të aplikohet për të gjithë konsumatorët që kanë dy ose më shumë fatura të papaguara.

“Ftojmë të gjithë konsumatorët që të rregullojnë obligimet e tyre në mënyrë që të shmangen masat ndëshkuese,” thuhet në njoftim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img