Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka nënshkruar një Udhëzim Administrativ që lidhet me arkat fiskale, duke hapur rrugën për modernizimin e sistemit aktual.
Sipas njoftimit të tij, udhëzimi mundëson kalimin e arkave fiskale në formë digjitale, një ndryshim që pritet të ulë kostot për bizneset.
Në një postim në Facebook, Murati ka theksuar se ky udhëzim është në funksion të mbështetjes së bizneseve, duke e cilësuar atë si një zgjidhje më miqësore.
“Sot kam nënshkruar Udhëzimin Administrativ për Arkat Fiskale, i cili mundëson që arkat fiskale të bëhen digjitale, me kosto më të lirë e më miqësore për bizneset. Qeveria për bizneset!”, ka shkruar ai.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







