spot_img
HomeLajmeKuvendi mban sot dy seanca

Kuvendi mban sot dy seanca

spot_img

Sot, Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë dy seanca.

Seanca e parë, e cila nis në orën 10:00, i kushtohet ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, i cili ndërroi jetë më 10 prill.

Pas kësaj seance përkujtimore, në orën 11:00, deputetët do të mblidhen në një seancë të rregullt plenare, ku pritet të trajtohen një sërë çështjesh.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  3. Pyetjet parlamentare,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,
  5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa e dytë, objektivi 1,
  6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
  7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  8. Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,
  9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane,
  10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img