spot_img
HomeLajmeQeveria mban mbledhje, miraton Projektligjin për ndryshimin e buxhetit...

Qeveria mban mbledhje, miraton Projektligjin për ndryshimin e buxhetit dhe disa projektligje të tjera

spot_img

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime të rëndësishme në fushën financiare, ligjore dhe institucionale.

Në këtë mbledhje, është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar në parim nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, e cila lidhet me financimin e Lojërave Mesdhetare 2030.

Në të njëjtën mbledhje është miratuar edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Gjithashtu, Qeveria ka marrë vendim që t’i propozojë Kuvendit të Kosovës kandidatët për shtatë pozita për drejtorë të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img