spot_img
HomeLajme"Ndihmë për kryerjen e veprës penale", IPK rekomandon suspendimin...

“Ndihmë për kryerjen e veprës penale”, IPK rekomandon suspendimin e zyrtarit policor në Prishtinë

spot_img

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Sipas IPK-së, hetimet fillimisht janë nisur nga Policia e Kosovës, ndërsa më pas, pas dyshimeve për përfshirjen e një zyrtari policor si i dyshuar në rast, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, i cili ka marrë përsipër trajtimin e mëtejmë të rastit në kuadër të kompetencave ligjore.

Hetimet ndaj zyrtarit policor po zhvillohen në drejtim të veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale”.

IPK ka bërë të ditur se, në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës, pritet të ndërmerren edhe veprime të tjera hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img