spot_img
HomeLajmeKusari-Lila pas miratimit të projektligjit për çmimet tavan: Pres...

Kusari-Lila pas miratimit të projektligjit për çmimet tavan: Pres fillimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij ligji

spot_img

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari- Lila, ka reaguar menjëherë pasi Kuvendi miratoi projektligjin për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Ajo, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka falënderuar deputetët e Kuvendit për mbështetjen dhe mirëpres fillimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij ligji.

Postimi i saj i plotë:

Me 63 vota PËR, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, u miratua Ligji për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Falënderoj deputetët e Kuvendit për mbështetjen dhe mirëpres fillimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij ligji.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img