Deputeti i Guxo-s, Fatos Geci ka tentuar të flasë gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës me nënkryetaren e Parlamentit, Vlora Çitakun.
Megjithatë, deputetja Çitaku ka njoruar deputetin Geci, kur tentoi t’a përshëndes para fillimit të seancës plenare.
Geci iu afrua Çitakut, por e njëjta e injoroi duke ia ngritur dorën që të mos vazhdojë të flasë me të.
Kujtojmë se në seancën e kaluar, Geci ka ofenduar rëndë Çitakun duke përdorur gjuhë seksiste ndaj saj.
“I ke bë 100 vjet, ke mbetë pa martu. Gru e keqe”, i ka thënë deputeti Geci, Çitakut.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







