spot_img
HomeLajmeMaqedonci takon Schmid, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në...

Maqedonci takon Schmid, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes

spot_img

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë vizitës zyrtare në Gjermani, ka zhvilluar një takim me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, Nils Schmid.

Maqedonci, gjatë takimit, thotë se bashkë me Schmid diskutuan për avancimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Palët diskutuan gjithashtu mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimin e programeve të përbashkëta të trajnimit.

Ministri Maqedonci shprehu mirënjohje për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë, duke theksuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik dhe zhvillimin sipas standardeve të NATO, si dhe për kontributin në paqen dhe stabilitetin rajonal.

“Gjatë takimit, diskutuam mbi avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke vlerësuar lart mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kuadër të KFOR-it. Po ashtu, trajtuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe zgjerimin e programeve të përbashkëta të trajnimit. Shpreha mirënjohjen e thellë për përkrahjen e vazhdueshme dhe rolin konstruktiv të Gjermanisë, duke ritheksuar përkushtimin tonë për forcimin e partneritetit strategjik, zhvillimin sipas standardeve të NATO-s dhe kontributin e përbashkët në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal”, ka shkruar Maqedonci.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img