spot_img
HomeLajmeKurti në takim me ambasadorin amerikan: Jemi të angazhuar...

Kurti në takim me ambasadorin amerikan: Jemi të angazhuar për stabilitet, paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker.

Kurti në një postim në Facebook, sot, njofton se gjatë takimit të djeshëm, ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Kosovës, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, përfshirë trajnimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai theksoi se në partneritet të ngushtë me SHBA-në, Kosova mbetet e angazhuar për paqe, stabilitet dhe siguri në rajon dhe më gjerë, duke shtuar se përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO do të ishte një kontribut i rëndësishëm për sigurinë afatgjatë në Ballkan.

Kurti nënvizoi gjithashtu se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së mbeten të fuqishme dhe të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta.

“Miqësia e Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është dhe mbetet e fuqishme sepse është e ndërtuar në vlera të përbashkëta dhe besim të thellë mes të dy vendeve”, shkruan Kurti në Facebook.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img