spot_img
HomeLajmeAmbasadori i ShBA-ve në NATO arrin në Kosovë, pritet...

Ambasadori i ShBA-ve në NATO arrin në Kosovë, pritet nga Prattipati në ambasadën amerikane

spot_img

Anu Prattipati, e ngarkuar me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka pritur në takim përfaqësuesin e përhershëm të SHBA’ve në NATO, ambasadorin Matthew Whitaker.

Në njoftimin e ambasadës, kjo vizitë është mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta të sigurisë, përcjell Gazeta Express.

‘’E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, ka kënaqësinë të mirëpresë Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara në NATO, Ambasadorin Matthew Whitaker, në Ambasadën e SHBA-së gjatë vizitës së tij në Kosovë. Kjo vizitë është një mundësi për të diskutuar interesat e përbashkëta të sigurisë dhe rolin e vazhdueshëm të Kosovës në kontributin ndaj prioriteteve rajonale dhe globale të sigurisë së SHBA-së’’, thuhet në njoftim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img