spot_img
HomeLajmePaga e 13-të për sektorin publik ekzekutohet më 31...

Paga e 13-të për sektorin publik ekzekutohet më 31 mars

spot_img

Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të ekzekutohet më 31 mars, të martën.

Kështu ka bërë deputeti nga radhët e koalicionit VV-GUXO, Fatos Geci.

“Rroga e 13-të do të shpërndahet të martën, më 31 mars, pasi që kohëve të fundit disa institucione dhe individë kanë shpërndarë informacione të pavërteta lidhur me këtë çështje. Urime!”, ka shkruar ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, më 01.03.2026, paralajmëroi se paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik do të shpërndahet në fund të muajit mars.

Ai tha se përmbushja e zotimeve të fushatës elektorale në zgjedhjet e parakohshme ka nisur me miratimin e Buxhetit për vitin 2026, i cili është në vlerë rreth 4 miliardë euro.

“Punën përmes përmbushjes së zotimeve në këtë mandat të ri e nisim me buxhetin e vitit 2026 të miratuar në Kuvend në lexim të dytë më 20 shkurt. Buxheti në vlerë rreth 4 miliardë euro e përfshinë edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që do të shpërndahet në fund të këtij muaji që nisi sot, dhe përmban edhe ndryshimin e nevojshëm që mundëson dyfishimin e shtesës për përvojën e punës nga 0.25 % në 0.50% për 15 vitet e para”, kishte deklaruar kryeministri Kurti.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!
Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img