Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur publikisht mbështetjen për njërin prej finalistëve të Big Brother Vip Kosova 4.
Bëhet fjalë për konkurrentin Ludovik Tunaj, i njohur si Ludo Lee, i cili vjen nga kjo komunë, nga fshati Sallagrazhdë.
Muharremaj përmes një njoftimi në Facebook, u shpreh se “ai po na prezenton në Big Brother VIP Kosova dhe po tregon një përformancë të jashtëzakonshme”.
Tutje kryetari i komunës e ka cilësuar atë si një fitues të këtij formati, duke nënvizuar edhe mbështetjen e madhe që e merr nga disapora e qytetit.
Ndryshe, “Ludo Lee” ndodhet në mesin e pesë finalistëve të këtij edicioni, ndërsa finalja do të jetë më 27 shkurt.
Postimi i plotë:
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







