spot_img
HomeLajmeQeveria “Kurti 3” mban mbledhjen e parë, ky është...

Qeveria “Kurti 3” mban mbledhjen e parë, ky është rendi i ditës

spot_img

Një ditë pas konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë Kurti 3, ekzekutivi i ri ka njoftuar se do ta zhvillojë mbledhjen e parë.

Sipas njoftimit, mbledhja do të nis nga ora 10:00.

Pika e parë ka të bëjë me shqyrtimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe BE-së për aranzhimet e zbatimit dhe përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (ZKM).

Në shqyrtim do të jetë edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e Parë për “Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër”, ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Po ashtu, kabineti qeveritar do të shqyrtojë marrëveshjen e kredisë për Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në rend dite janë edhe dy projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim: njëra për Projektin KOMPAS – Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë, dhe tjetra për projektin “Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës”.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img