Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.
Ai ka thënë se Kroacia mbetet mbështetëse e fortë e rrugës evropiane të Kosovës.
“Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe bashkëpunimin për stabilitet dhe prosperitet në Evropën Juglindore”, ka shkruar Plenkoviq në rrjetin social “X”.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







