spot_img
HomeLajmeBegaj uron Qeverinë e re të Kosovës dhe kryeministrin...

Begaj uron Qeverinë e re të Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti

spot_img

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti për nisjen e mandatit të ri.

Në mesazhin e tij, Begaj i ka uruar suksese në drejtimin e Qeverisë drejt progresit, zhvillimit dhe begatisë së popullit të Kosovës. Ai ka shprehur bindjen se përkushtimi dhe bashkëpunimi në dobi të shtetit dhe qytetarëve do të udhëheqin klasën politike të Kosovës në përballimin e sfidave që e presin vendin.

Presidenti Begaj ka theksuar gjithashtu vijimin e mbështetjes vëllazërore për Qeverinë e Kosovës dhe për bashkëkombasit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img