Ministri i shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka paralajmëruar se gjatë këtij viti do të realizohet stërvitja e parë ushtarake trepalëshe mes Shqipërisë, Kosovës e Kroacisë.
“Viti 2026 do të presë stërvitjen e parë trilaterale, në përputhje me Konceptin Strategjik të NATO dhe objektivat euroatlantike” shkroi ai.
Kështu tha derisa komentoi mbi takimin e sotëm të shefave të shtabeve nga nga Kosova, Shqipëria e Kroacia. Ai këtë takim e ka quajtur si një tjetër hap të rëndësishëm në kuadër të marrëveshjes trepalëshe ndërmjet të tria vendeve.
“Më shumë bashkëpunim ushtarak, më shumë ndërveprueshmëri, më shumë gatishmëri operacionale. Fokus në zhvillimin e stërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta për përballimin e sfidave të sigurisë dhe kërcënimeve hibride”, shkroi ai.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







